10 korriku është dita e 191-të në kalendarin Gregorian.
Këtë vit kjo ditë shënon në ditën e hënë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë poshtë mund të lexoni disa ngjarje interesante të cilat bënë histori, e që ndodhën në po këtë ditë por nëpër vite të ndryshme.
1553- Lady Jane Grey merr fronin e Anglisë.
1850 – Nënkryetari amerikan, Millard Fillmore, mori presidencën pas vdekjes së presidentit Zachary Taylor.
1890 – Wyoming u bë shteti i 44–t i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
1913- Temperaturat që mbërritën deri në 134 F (57 gradë Celsius) në Kaliforni, mori jetën e shumë njerëzve duke u regjistruar temperatura më e lartë ndonjëherë.
1943 – Forcat amerikane dhe britanike pushtuan Sicilinë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
1951 – Në Kaesong filluan bisedimet për përfundimin e luftës koreane.
1964 – U lansua albumi "A Hard Day's Night" i “Beatlesave”.
1966- Lëvizja “Freedom” në Chicago, e drejtuar nga Martin Luther King, Jr, mbajti një tubim ku morën pjesë deri në 60,000 njerëz.
1973 – Bahamet fituan pavarësinë pas pushtimit kolonial treqindvjeçar britanik.
1978- U rrëzua presidenti i Mauritanisë nga grusht shteti.
1989 – Mel Blanc, zëri i personazheve të filmave të animuar, Bugs Bunny, Daffy Duck dhe Porky Pig, ndërroi jetë në moshën 81–vjeçare.
1991 – Boris N. Yeltsin dha betimin si kryetari i parë i zgjedhur me vota demokratike i Republikës Ruse.
1995 – Nobelistja Aung San Suu Kyi u lirua përkohësisht nga arresti mbi gjashtëvjeçar shtëpiak në Birmani.
1998- Në Dallas, një kishë katolike pranon të paguajë 23.400.000 dollarë, për nëntë djem që pretendonin se ishin abuzuar seksualisht nga prifti Rudolph Kos.
2016- Ndihmës-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Victoria Nuland ka qëndruar në Kosovë për një vizitë zyrtare me krerët e shtetit të Kosovës.