Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

4 korriku ndër vite

4 korriku është dita e 185-të në kalendarin Gregorian.

Këtë vit kjo ditë shënon në ditën e martë, transmeton Koha.net.

Më poshtë mund të lexoni disa ngjarje interesante të cilat bënë histori, e që ndodhën në po këtë ditë por nëpër vite të ndryshme.

1776- Dita e Pavarësisë së SHBA-së. Është festë federale në përkujtim të miratimit të Deklaratës së Pavarësisë 241 vjet më parë, më 4 korrik 1776.

1827- Shfuqizohet skllavëria në New York.

1902- Përfundon zyrtarisht lufta amerikane në Philippine.

1911- Një valë masive e të nxehtit godet Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kanë vdekur 380 persona për 19 ditë, duke thyer rekorde të temperaturave në disa qytete.

Edhe Ambasada e SHBA-së për ndriçimin e bibliotekës: Simbol i miqësisë së qëndrueshme Kosovë-Amerikë Arbëri 2 j. më parë Ambasada e SHBA-së për ndriçimin e bibliotekës: Simbol i miqësisë së qëndrueshme Kosovë-Amerikë

1950- Radio Evropa e Lirë bën transmetimin e parë.

1982- Tre diplomatë iranian dhe një gazetar janë rrëmbyer në Liban, edhe sot fati i tyre vazhdon të mbetet i panjohur.

2017- Në Prishtinë, Kosovë, bëhet hapja e parë e Tregut të Luleve, në sheshin “Skënderbeu”, ku janë vendosur gjashtë kioska me llojllojshmëri të luleve. Hapjen e tregu e ka bërë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.