Administrata e Pyjeve të rajonit Suceava në Rumaninë lindore ka publikuar një video që tregon një përleshje mes dy arinjve në zonën pyjore nën autoritetin e këtij institucioni.
Në faqen zyrtare, Administrata theksoi se është shumë e vështirë të shihet drejtpërdrejtë një skenë e tillë, por që një nga punëtorët ia ka dalë ta bëjë këtë gjatë një xhiro në zonë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Një video shumë e rrallë dhe spektakolare e një konflikti të fortë midis dy arinjve në pyllin e menaxhuar nga Distrikti Pyjor Brosteni. Kolegu ynë Ionel Morosanu realizoi pamjet e jashtëzakonshme”, ka thënë ai.
Krahas këtij informacioni, Drejtoria e Qarkut Pyjor mbajti një mësim mbi sjelljen dhe mënyrën e jetesës së arinjve.
“Arinjtë janë kafshë të cilat e kanë habitatin në pyje të gjera malore dhe zona të dendura malore. Në kërkim të ushqimit përdorin të gjitha shqisat, veçanërisht shqisën e nuhatjes, e cila është jashtëzakonisht e zhvilluar. Ata ushqehen me bimë, por edhe me peshq, gjitarë të vegjël, madje edhe zogjtë dhe insektet”, shpjeguan ata.