Administrata e Pyjeve të rajonit Suceava në Rumaninë lindore ka publikuar një video që tregon një përleshje mes dy arinjve në zonën pyjore nën autoritetin e këtij institucioni.
Në faqen zyrtare, Administrata theksoi se është shumë e vështirë të shihet drejtpërdrejtë një skenë e tillë, por që një nga punëtorët ia ka dalë ta bëjë këtë gjatë një xhiro në zonë.
“Një video shumë e rrallë dhe spektakolare e një konflikti të fortë midis dy arinjve në pyllin e menaxhuar nga Distrikti Pyjor Brosteni. Kolegu ynë Ionel Morosanu realizoi pamjet e jashtëzakonshme”, ka thënë ai.
Krahas këtij informacioni, Drejtoria e Qarkut Pyjor mbajti një mësim mbi sjelljen dhe mënyrën e jetesës së arinjve.
“Arinjtë janë kafshë të cilat e kanë habitatin në pyje të gjera malore dhe zona të dendura malore. Në kërkim të ushqimit përdorin të gjitha shqisat, veçanërisht shqisën e nuhatjes, e cila është jashtëzakonisht e zhvilluar. Ata ushqehen me bimë, por edhe me peshq, gjitarë të vegjël, madje edhe zogjtë dhe insektet”, shpjeguan ata.