Kuriozitet

Italiania grushton dhe pështyn punonjësit në aeroplan, stafi e lidh për karrige

Ekipi i një linje ajrore indiane e ka lidhur një italiane për karrigen e saj gjatë fluturimit pasi ajo e grushtoi një anëtar të stafit dhe pështyu një tjetër.

Gruaja që po udhëtonte nga Abu Dhabi, u arrestua në Mumbai dhe më pas u lëshua.

Avokati i saj e mohoi ngjarjen dhe tha se ishte “ngjarje e falsifikuar”, raportoi BBC.

Por, linja ajrore Vistara tha se stafi u deshtë ta lidhte gruan për shkak të sjelljes së saj të vazhdueshme të dhunës.

Dikush nga stafi kishte thënë në polici se pasagjerja e kishte grushtuar njërin dhe kishte pështyrë tjetrin.

Sipas ankesës së tij, anëtari i stafit kishte kundërshtuar pasi gruaja kishte lëvizur nga ulësja e klasës ekonomike për t’u ulur në “business class”.

Po ashtu, ajo u akuzua edhe për ndotje të aeroplanit.

Vistara shtoi se kapiteni i fluturimit e lëshoi një letër paralajmërimi dhe vendosi që ta lidhte pasagjeren për shkak të sjelljes së saj.