Policia daneze ka konfiskuar një veturë luksoze me performancë super të shpejtë, pasi pronari i saj është kapur duke e vozitur atë me shpejtësi të madhe, në rrugën nga Gjermania për në Norvegji, ka bërë të ditur një gazetë në Danimarkë.
Pronari i veturës, një qytetar irakian, i cili aktualisht banon në Norvegji, e i cili nuk është identifikuar, është kapur të enjten duke vozitur 236 kilometër në orë, me Lamborghini Huracan, në autostradën ku shpejtësia maksimale e lejuar është 130 kilometër në orë. Sipas një ligji të ri danez, policia mund ta konfiskojë veturën e vozitësit të papërgjegjshëm, dhe ta vë në ankand për shitje, ndërkohë që paratë nga shitja shkojnë direkt në arkën e shtetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGazeta The Nordjyske ka bërë të ditur se burri irakian e kishte blerë veturën në Gjermani, disa orë para se t’i konfiskohej. Blerja i kishte kushtuar 310,000 dollarë. Jess Falberg, oficer në detyrë në policinë daneze ka thënë për këtë gazetë se pronari “ishte zemëruar” kur vetura i ishte konfiskuar.
Ndërkohë, edhe pronari do të gjobitet për tejkalim të shpejtësisë në autostradë.