Një gazetar i autos me bazë në Holandë ka postuar së fundmi një video në Youtube duke vozitur një Ferrari 812 Superfast në 351 km/h në një pjesë të autostradë në Gjermani ku thuhet se nuk ka kufi shpejtësie.
Me këtë rast, vetura ka kaluar kufirin e përcaktuar, pasi 812 Superfast ka një shpejtësi maksimale prej 340 km/h.
Megjithatë, theksohet dukshëm se një test i tillë shpejtësie nuk rekomandohet dhe se ky kjo ngasje është kryer nga një shofer me përvojë dhe në një zonë ku shpejtësia e lartë nuk është e paligjshme.
Autoritetet në Gjermani kanë menduar të vendosin kufizime të shpejtësisë në autostradat e vendit. Sipas tyre, vetëm për shkak se nuk ka pasur ndonjëherë kufizim shpejtësie, nuk do të thotë se një lloj kufizimi nuk mund të mendohet tani.
-
Pse s’ka kufizim shpejtësie në autostradat gjermane?
-
Së shpejti kufizime të shpejtësisë në autostradat gjermane
-
Sa ngadalë ju lejohet të vozitni në autostradë?
-
Vetura “fluturon” në autostradë, në zonën me kufizim 80km/orë ndalet me 166km/orë
-
Gjermani eci me 300 km/h në drejtim të gabuar, u ndoq nga 41 vetura policie dhe një helikopter