Policia gjermane u përfshi në një ndjekje të një shoferi që po voziste me shpejtësi 300 km/h pranë qytetit jugperëndimor të Stuttgartit në orët e para të mëngjesit të së shtunës, shkruan Bild.
Gara ishte kinematografike dhe gjithçka filloi kur shoferi goditi disa shenja të komunikacionit, më pas u kthye me shpejtësi drejt Stuttgartit duke ecur në drejtimin e gabuar.
Dëshmitarët okularë thirrën shërbimet e urgjencës dhe policia u përfshi në ndjekje, teksa automjeti iu “humbi” para syve autoriteteve. Në fund, helikopteri i policisë gjeti mjetin, të cilin drejtuesi e kishte lënë në autostradë, e parkoi dhe u largua me vrap.
Automjeti është sekuestruar, ndërsa hetimet po punojnë për ta përcaktuar se kush e drejtonte atë.
Në ndjekjen e tij kanë marrë pjesë 41 automjete policie nga gjashtë komisariate dhe një helikopter.
-
Ferrari “bubullon” në autostradën gjermane me 351 km/h
-
Eci 100 km/h më shpejt se limiti, shoferi holandez befason policët me arsyetimin
-
Prokuroria nis hetimet ndaj milionerit çek, drejtoi veturën me shpejtësi 417 km/h
-
500 euro gjobë personit që voziti pa patentë shoferë në Prishtinë me shpejtësi 180 km/h
-
Dy shoferë ndëshkohen për kundërvajtje të rënda në trafik në Ferizaj