Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Prokuroria nis hetimet ndaj milionerit çek, drejtoi veturën me shpejtësi 417 km/h

Gjermania njihet se nuk ka kufizim shpejtësie nëpër autostrada, por milioneri çek që ka drejtuar veturën e tij me shpejtësi 417 kilometra në orë, duket se ka testuar limitet e asaj që është e tolerueshme, raporton BBC.

Radim Passer tash po hetohet për këtë vozitje në autostradën në Saxony-Anhalt.

Zyra e Prokurorit në Stendal ka nisur hetimet për këtë rast.

Sipas raportimeve, çeku mund të përballet me dënim me burgim prej dy vjetëve apo me gjobë.

Çeku kishte postuar video verën e kaluar duke drejtuar veturën e tij Bugatti Chiron në autostradën A2 mes Berlinit dhe Hannoverit. Ai e kishte postuar videon në YouTube.

Në video shihet se shpejtësia kishte arritur në 417 kilometra në orë.

Edhe Ministri gjerman kritikon milionerin çek, drejtoi veturën me shpejtësi mbi 410 km/h Botë Ministri gjerman kritikon milionerin çek, drejtoi veturën me shpejtësi mbi 410 km/h

Policia kishte nisur hetimet pas këtij rasti. Ndërsa edhe Ministri i Transportit i Gjermanisë, Volker Wissing kritikoi.