Patentë shoferi i ministrit të Financave të Austrisë, Magnus Brunner u revokua për një muaj sepse tejkaloi kufirin e shpejtësisë me veturën e tij zyrtare, ka njoftuar stafi i tij të mërkurën, shkruan Reuters.
Ai voziti BMW-në 50 kilometra në orë më shpejt se shpejtësia e lejuar në një rrugë ku shpejtësia e kufizuar është 80 kilometra në orë. Ai e kreu veprën penale pranë qytetit Dornbirn, i cili ndodhet në provincën e tij të lindjes, Vorarlberg.
“Gjatë rrugës për një takim privat, ministri nuk e vuri re kufirin e shpejtësisë. Atij i vjen keq për këtë dhe kërkon falje”, ka thënë Ministria e Financave.
Megjithëse ministrat austriakë kanë shoferë zyrtarë, atyre u lejohet të drejtojnë veturën zyrtare nëse e përdorin atë për qëllime private. Kjo nuk është hera e parë që Brunner ka probleme me trafikun.
Një vit më parë ai përfundoi në spital pas një aksidenti me një skuter elektrik në Vjenë.
-
500 euro gjobë personit që voziti pa patentë shoferë në Prishtinë me shpejtësi 180 km/h
-
Shoferi në Zvicër gjobitet me 90,000 franga për tejkalim shpejtësie
-
Kosovari 21-vjeçar në Zvicër u kap me 270 kilometra në orë, i shpëton burgut
-
Ndëshkohen katër shoferë në Ferizaj për tejkalim të shpejtësisë
-
Dy shoferë ndëshkohen për kundërvajtje të rënda në trafik në Ferizaj