Një kosovar 21-vjeçar në Zvicër është paraqitur para gjykatës në Zurich për shkelje të shumta të rregullave të trafikut.
Ndër shkeljet ishte edhe një në tetor të vitit 2021, kur ishte kapur duke drejtuar veturën BMW me shpejtësi 270 kilometra në orë na autostradë, ku shpejtësia e lejuar është 120 kilometra në orë.
“Unë kam menduar se jam mbret. Kisha një veturë të shpejtë dhe doja t’u tregoja të gjithëve se sa i madh jam”, ka thënë kosovari, raporton “Zurcher Underlander” të mërkurën.
Seanca është mbajtur të hënën pasdite. U tregua fillimisht për një shkelje të rregullave që kishte bërë 19-vjeçari në shtator të vitit 2021. Kur gjyqtarja e kishte pyetur për shkeljet, kosovari kishte thënë: “isha i ri, naiv dhe budalla”.
Një muaj pas rastit, ai me një BMW M5 kishte vozitur me shpejtësi 270 kilometra në orë në autostradë. Në janar të vitit 2022 ishte kapur nga Policia e Aargaut duke vozitur me shpejtësi 154 kilometra në orë, ndërsa xhironte me telefon.
Në total ai tri herë ishte kapur në komunikacion pa patentë shofer.
Kosovari ka thënë se ka mësuar shumë nga gabimet e bëra.
Edhe
Kosovari në Zvicër, në ditën kur kaloi testin e vozitjes bie në radar me shpejtësi 126 km/h
Gjykata në fund ka vendosur të mos japë dënim me burgim për kosovarin.
Kosovarin e ka dënuar me dy vjet burgim dhe gjobë 6000 franga zvicerane, të dyja këto me kusht për një periudhe trevjeçare. Në rast se bën shkelje të radhës, kosovarit i është thënë se do ta vuajë dënimin.
Po ashtu ai është detyruar të paguajë gjobë 300 franga dhe shpenzime gjyqësore prej 4000 frangave.
-
Shoferi në Zvicër gjobitet me 90,000 franga për tejkalim shpejtësie
-
Dënohen me 500 euro dhe i konfiskohet leja shoferëve të rinj që zhvilluan gara shpejtësie në Ferizaj
-
Mërgimtari dënohet për tejkalim të shpejtësisë, Policia i njofton autoritetet zvicerane
-
Gjobiten në Ferizaj dy shoferë me vendbanim në Francë, po bënin gara me vetura