Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kosovari në Zvicër, në ditën kur kaloi testin e vozitjes bie në radar me shpejtësi 126 km/h

Policët e Kantonit Aargau në Zvicër u habitën të enjten e kaluar gjatë një kontrolli. Rreth orës 16:30 ata ndaluan një veturë BMW të serisë 5 në Bozberg AG. Ai u kap me shpejtësi 126 kilometra në orë, shkruan gazeta Blick.

Ata kur e ndaluan shoferin u befasuan, pasi ai nuk kishte patentëshoferë. Kishte vetëm pak orë që kishte kaluar testin e vozitjes.

Hulumtimi i “Blick” tregon se në timon të BM}-së ishte kosovari Festim P. (18) nga rajoni Brugg AG.

Dyshohet se BMW nuk ishte e tij.

“Nuk dua të them asgjë për këtë ngjarje”, thotë një i afërm i tij. “Ai është 18-vjeçar, i rritur dhe përgjegjës për jetën e vetë”.

I afërmi thotë se ishte marrëzi që Festimi voziti në atë mënyrë. Por, Festimi ishte gëzuar që më në fund kishte kaluar testin.

Mirëpo, ai mori goditjen. Policia e Kantonit të Aargaut ia pezulloi patentëshoferin. Vetura nuk është sekuestruar, pasi nuk i takonte i të riut nga Kosova. Ishte i babait të tij, dhe makina u mor nga babai i tij.

Edhe Kosovari 21-vjeçar në Zvicër u kap me 270 kilometra në orë, i shpëton burgut Kronikë Kosovari 21-vjeçar në Zvicër u kap me 270 kilometra në orë, i shpëton burgut

“Siguria e trafikut është detyrë thelbësore e Policisë së Aargaut. Ne marrim masa kundër shkeljeve të tilla dhe do të vazhdojmë të bëjmë këtë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Aargaut, Corina Winkler.

Vet Festimi P. kur është telefonuar nga Blick për rastin, ka sharë dhe ka mbyllur telefonin.

*Emri është ndryshuar nga gazeta Blick