Policia e Kosovës të shtunën ka njoftuar për arrestimin e dy personave që dyshohen për vjedhjen e një veture të tipit BMW X6 në rrugën “Josip Sela” në Ferizaj pasditen e 16 tetorit. I dyshuari kryesor i lirua "për procedurë të rregullt hetimore".
Fillimisht, sipas njoftimit, Policia të nesërmen e incidentit ka arrestuar të dyshuarin e parë M.H. 51 vjeç dhe e ka dërguar në mbajtje për 48 orë. Por s’ka treguar nëse e ka liruar pas 48 orëve.
Në vazhdimin e hetimeve, i dyshuari kryesor u arrit të identifikohet dhe u mor vesh se kishte kaluar në territorin e Serbisë me targa të ndërruara.
“Pas shumë përpjekjeve, hetuesit rajonalë kanë rënë në kontakt me të dyshuarin F.D i moshës 27 vjeç, i cili me datën 19.10.2024 (sot) është dorëzuar në pikën kufitare me Serbinë, ndërsa ka dorëzuar edhe veturën BMW X6 tek hetuesit rajonalë”, thuhet në njoftim.
Por F.D. u lirua “për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar përkohësisht vetura, deri sa të përfundojnë procedurat e kthimit te pronari i saj”.
Rasti është cilësuar si “vjedhje e rëndë”.
-
Arrestohet në Ferizaj i dyshuari që goditi veturën e policisë dhe lëndoi dy zyrtarë
-
Arrestohen tre të mitur në Mitrovicë, dyshohen se vodhën veturën e një klubi sportiv
-
Dënohen me 500 euro dhe i konfiskohet leja shoferëve të rinj që zhvilluan gara shpejtësie në Ferizaj
-
Deklaroi se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, Policia zbulon se gënjeu
-
Dy të arrestuar për konfliktin në Ferizaj, ka edhe të dyshuar të tjerë