Ministri gjerman i Transportit ka kritikuar veprimin e një milioneri çek që ka treguar veturën e tij sportive në një autostradë publike me shpejtësi 417 kilometra në orë, raporton agjencia AP.
Një video e postuar online këtë muaj tregon Radim Passerin duke drejtuar veturën Bugatti Chiron në shpejtësi ekstreme në autostradën A2 në Gjermani mes Berlinit e Hannoverit.
Poshtë videos, Passer shkroi se videoja është bërë vitin e kaluar në një vijë të drejtë 10 kilometra.
“Siguria ishte prioritet, kështu që rrethanat duhet të ishin të sigurta”, tha Passerin.
Mirëpo, vetura kishte kaluar disa vetura tjera në autostradë dhe po ashtu ndriçimi në video tregon se ishte muzg.
Derisa një pjesë e madhe e rrjetit të famshëm të autostradave në Gjermani nuk ka kufizime të shpejtësisë, Ministri i Transportit të Gjermanisë në një deklaratë të mërkurën ka thënë se “dënon çdo sjellje në transport që çon apo mund të çojë drejt rrezikimit të përdoruesve të rrugës”.
-
Prokuroria nis hetimet ndaj milionerit çek, drejtoi veturën me shpejtësi 417 km/h
-
Ministrit austriak i merret patentë shoferi për “tejkalim shpejtësie”
-
Ferrari “bubullon” në autostradën gjermane me 351 km/h
-
Voziti 257 km/h në autostradë, i hiqet patentë shoferi për tre muaj
-
Voziti me shpejtësi 222 km/h në autostradë, gjobitet me 500 euro dhe i pezullohet leja për 6 muaj