Policia e Kosovës e ka identifikuar personin që shfaqi një video në rrjetet sociale duke drejtuar veturën e tij luksoze me shpejtësi marramendëse 257 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h.
Me të identifikuar shoferin, sipas njoftimit të Policisë, atij i është shqiptuar gjobë prej 300 eurove, 3 pikë negative dhe tre muaj ndalesë për drejtim të automjetit me veprim motorik.
Policia vazhdimisht po bën apel që të respektohen rregullat e komunikacionit.
Artikuj të ngjashëm
-
Drejtoi veturën me shpejtësi 212 km/h, gjobitet me 300 euro dhe i pezullohet leja për tre muaj
-
Policia gjobit tre shoferë, u zunë duke bërë gara ilegale të shpejtësisë
-
Voziti me shpejtësi 222 km/h në autostradë, gjobitet me 500 euro dhe i pezullohet leja për 6 muaj
-
Mori pjesë në gara ilegale të shpejtësisë, gjobitet me 400 euro dhe i pezullohet patentë shoferi
-
Vetura “fluturon” në autostradë, në zonën me kufizim 80km/orë ndalet me 166km/orë