Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur me nga 400 euro tre shoferë që janë zënë dukë bërë gara ilegale të shpejtësisë në autostradën "Arbën Xhaferi".
Atyre gjithashtu u është ndaluar edhe drejtimi i mjetit me veprim motorik për 10 muaj.
“Njësia për kontroll të autostradave në kuadër të planit ‘Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada’ ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 € dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik si dhe janë larguar nga trafiku”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Postimi i policisë:
Artikuj të ngjashëm
-
Parandalohen tri gara ilegale të shpejtësisë, policia shqiptoi gjoba e sekuestroi automjete
-
Mori pjesë në gara ilegale të shpejtësisë, gjobitet me 400 euro dhe i pezullohet patentë shoferi
-
Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent, pesë shoferëve u merret leja në Ferizaj
-
500 euro gjobë personit që voziti pa patentë shoferë në Prishtinë me shpejtësi 180 km/h
-
Ndëshkohen katër shoferë në Ferizaj për tejkalim të shpejtësisë