Një klient i cili ka porositur ushqim të shpejtë, patate të skuqura dhe pije në një restorant në New Hampshire ka lënë një bashkish prej 16,000 dollarësh.
Stafi nuk e vërejti në fillim, i tha pronari Mike Zarella televizionit WMUR. Pagesa ishte 37.93 dollarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ai tha tri herë ‘mos i shpenzo të gjitha në një vend’”. Zarella tregoi se më pas një nga punonjësit i pa paratë dhe më pas çudit me shumën.
“Dua që t’i marrësh, ju punoni shumë”, kishte thënë konsumatori.
Zarella mendoi se ai kishte gabuar, por kur menaxheri foli me klientin ai i tha se nuk kishte asnjë gabim dhe se dëshironte të qëndroj anonim.
Restoranti ishte mbyllur për disa muaj gjatë pandemisë dhe punonte me vetëm porosi take-out.