Jeff Bezos, një ndër njerëzit më të pasur në botë, do të udhëtojë në hapësirë. Themeluesi i Amazonit, thotë se do të jetë pjesë e fluturimit të parë me ekuipazh të anijes së tij kozmike “Blue Origin”.
Raketa rreth 18 metra e gjatë, e emërtuar “New Shepard”, do të fluturojë për 11 minuta më 15 korrik. Pritet që të shkojë deri në 96 kilometra sipër tokës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë kabinën e anijes do të jenë gjithsej gjashtë persona. Përveç Jeff Bezos, pjesë e ekuipazhit do të jetë dhe vëllai i tij Mark. Një vend është rezervuar për fituesin e ankandit që është aktualisht në progres. Oferta më e lartë deri më tash është 2.8 milionë dollarë.