Pasi ia dhanë fitoren Ion Alimanit në zgjedhjet për kryetar fshati, banorët e fshatit të vogël në jug të Rumanisë shkuan në varrin e tij për të ndezur qirinjtë, raporton agjencia AP.
Aliman është rizgjedhur kryetar për mandatin e tretë në fshatin Deveselu, ndonëse vdiq si pasojë e komplikimeve nga COVID-19 vetëm dhjetë ditë para zgjedhjeve komunale në Rumani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVdekja e tij ndodhi vonë dhe nuk ishte e mundur të hiqej emri i tij nga zgjedhjet, por lajmi i vdekjes së tij u shpërnda shpejt nëpër fshatë, që është shtëpi e vetëm mbi 3000 banorëve.
Aliman do të festonte ditëlindjen e 57-të në ditën e zgjedhjeve.
Për të nderuar njeriun e admiruar, fshatarët ne Deveselu, shkuan në pikat e votimit dhe ia dhanë votën Alimanit.
Rezultatet preeliminare të zgjedhjeve të dielën mbrëma treguan se Aliman ka fituar 1057 vota nga 1600 të mundshme në Deveselu. Një grup i fshatarëve shkuan te varri i tij dhe ndezën qirinj për ta nderuar atë.
“Kjo është fitorja e jote”, thanë ata.
Aliman ishte anëtarë i Partisë Social Demokrate.