Ion Iliescu, presidenti i parë i zgjedhur i Rumanisë pas rënies së komunizmit në vitin 1989, ka vdekur të martën në moshën 95-vjeçare.
Iliescu mori pushtetin pas rrëzimit dhe ekzekutimit të diktatorit komunist Nicolae Ceaușescu dhe bashkëshortes së tij Elena, më 25 dhjetor 1989.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi u rizgjodh president në vitet 1992 dhe 2000, përpara se të tërhiqej nga jeta publike në vitin 2017.
Shëndeti i tij ishte përkeqësuar në vitet e fundit. Në vitin 2019 iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër dhe në qershor u diagnostikua me kancer në mushkëri.
Iliescu ishte përballur edhe me akuza për krime kundër njerëzimit lidhur me rolin e tij gjatë revolucionit të përgjakshëm, por ai i kishte mohuar vazhdimisht.