Në fshatin Aberhosan në Wales, çdo mëngjes në orën 7:00 banorët mbeteshin pa sinjal në televizor. Ka 18 muaj që çdo ditë u ndodhte kjo porse askush nuk e dinte pse.
Pas kërkesave të banorëve të fshatit, disa inxhinierë u mblodhën për ta detektuar problemin. U kuptua se faji është te një televizor shumë i vjetër, përcjell BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas 18 muajsh punë në secilën shtëpi, inxhinierët mësuan se në shtëpinë e një banori, ishte një televizor shumë i vjetër, i cili posa lëshohej lëshonte një sinjal, apo zhurmë impulsi të nivelit të lartë që njihet si “rrezatim”, dhe ndërhynte në sinjalin e të gjithë televizorëve të tjerë dhe ua ndalte ata.
I zoti i shtëpisë, i cili kërkoi të mos identifikohej, premtoi se s’do ta përdorte më televizorin derisa ta blejë një të ri.
Inxhinieri Michael Jones tha se “ai dhe familja e tij ranë dakord ta fiknin televizorin e mos ta përdorin më”.