Edhe nëse jeni një nga ata që ju pëlqen të flenë dhe e keni të vështirë të zgjoheni në mëngjes, me siguri ju ka ndodhur të paktën një herë që të jeni zgjuar para se të bie alarmi. Edhe pse gjithçka duket si një rastësi, shkencëtarët besojnë se ka një shpjegim pas këtij fenomeni.
Është mjaft befasuese që trupat tanë kanë një ndjenjë të kohës ndërsa ne flemë – por sipas shkencëtarëve, kjo nuk është e pashpjegueshme.
Trupi ynë kontrollohet nga një tufë nervash të njohur si bërthama suprakiazmatike, e vendosur në mes të trurit.
Nervat luajnë një rol jetik në kontrollin e presionit të gjakut, temperaturës së trupit dhe, më e rëndësishmja në zbulimin e këtij misteri, ndjenjën tonë të kohës, shkruan Lad Bible.
Bërthama suprakiazmatike është në gjendje të vendosë se kur ndiheni të përgjumur dhe kur jeni plotësisht të përgjumur.
Ora e trupit të çdo personi i përgjigjet rutinës, duke u bërë më efikase kur shkoni në shtrat në të njëjtën orë çdo natë dhe zgjoheni në të njëjtën orë në mëngjes. Një rol të rëndësishëm në çdo gjë luan një proteinë e quajtur PER, e cila rregullon ciklin e gjumit dhe zgjimit.
Nivelet e proteinave rriten dhe bien gjatë gjithë ditës. Kulmi është në mbrëmje, ndërsa më i ulëti është gjatë natës. Ndërkohë, nivelet e ulëta të kësaj proteine do të çojnë në presionin e ulët të gjakut, duke na bërë të ndihemi “të lodhur” dhe të gatshëm për gjumë.
Shkencëtarët theksojnë se nëse i përmbaheni një orari të qëndrueshëm të gjumit, trupi juaj do të mësojë të përshtatet dhe të rrisë nivelet tuaja PER pak para se të bie alarmi.
Kjo rritje zakonisht ndodh rreth një orë para se të bie alarmi, pasi ne lirojmë hormonet e stresit në të njëjtën kohë.