Një skuadër braziliane e eliminoi e me një tjetër do të takohet.
Chelsea ka bërë vend në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube, duke e mposhtur 2:1 Palmeirasin brazilian. Ndeshja u zhvillua në orët e para të së shtunës, në praninë e 65 mijë shikuesve në Philadephia.
Portieri Weverton shënoi autogol në minutën e 83-të për të vendosur rezultatin final, 2:1. Në fakt Malo Gusto goditi, ndërsa topi u devijua nga mbrojtësi Agustin Giay dhe portieri Werverton, për të përfunduar në rrjetë. Dhe shënimi i evidentua si autogol i portierit Weverton.
Cole Palmer shënoi golin e parë për klubin londinez në minutën e 16-të, ndërsa Estevao barazoi në 1:1 në minutën e 53-të. Estevao është vetëm 18-vjeçar, ndërsa do të transferohet te Chelsea këtë verë.
Në gjysmëfinale, më 8 korrik, Chelsea përballet me Fluminensen, ekipin tjetër brazilian.