Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Chelsea në çerekfinale pas ndeshjes së ndërprerë dy orë nga stuhia

CHELSEA

Chelsea e mposhti Benficën që mbeti me 10 lojtarë, falë tre golave në fundin e vazhdimeve në ndeshjen që nisi të shtunën në orën 22:00, e që përfundoi në orët e hershme të mëngjesit të së dielës. Ballafaqimi i takoi një të tetës së finales në Kupën e Botës për Klube që zgjati më shumë se katër orë dhe përfundoi 4:1 në të mirë të skuadrës së madhe angleze. Por si shumë ndeshje tjera, edhe ndeshja e luajtur në Charlotte, pati ndërprerje prej afro dy orësh për shkak të motit ekstrem.

Golat nga Christopher Nkunku, Pedro Neto dhe Kiernan Dewsbury-Hall në pjesën e dytë të vazhdimeve, e dërguan Chelsean në çerekfinale.

Skuadra e Premier Leagues ishte drejt fitores me golin brilant të Reece Jamesit në minutën e 64-të.

Kur kishin mbetur edhe katër minuta lojë, lojtarët u nxorën nga fusha për shkak të stuhive në zonë dhe, kur ekipet përfundimisht u rikthyen pas gati dy orësh, Benfica shënoi me goditjen e parë në portë.

Angel di Maria, i cili e luajti ndeshjen e tij të fundit për Benficën, shënoi nga pika e bardhë në minutën e 94-të.

Dy kartonë të verdhë të Gianluca Prestiannit, një në minutën e 96-të dhe një tjetër në minutën e parë të vazhdimeve, bën që 19-vjeçari të përjashtohej nga loja. Ndërhyrja e dytë ishte ndaj Levi Colwillit.

Edhe Chelsea kualifikohet në gjysmëfinale, do të përballet me Fluminensen Futboll Chelsea kualifikohet në gjysmëfinale, do të përballet me Fluminensen

Të premten në çerekfinale, Chelsea luan ndaj Palmeirasit brazilian.

Në stadiumin “Bank of America” që ka kapacitet prej 74 mijë e 867 ulëseve, të pranishëm në këtë ndeshje ishin vetëm 25 mijë e 929 tifozë.

Chelseat iu lëndua mbrojtësi Benoit Badiashile, ndërsa mesfushori Moises Caicedo e mori kartonin e dytë të verdhë në turne dhe do të mungojë në ndeshjen e radhës.