Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gruaja ankohet se dritat e fqinjit “po ia humbin gjumin”

Një grua nga Londra shprehu një hall “të çuditshëm” në rrjetin social: Dritat e oborrit së fqinjit po e lë pa gjumë.

Gruaja, që nuk u identifikua për “Mirror”, tha se ka jetuar në një hapësirë të afërt me fqinjin e saj, por që pas 9 vitesh, fqinji ka vendosura drita në kopsht, “i tërë reflektimi po i vjen asaj”.

Ajo deklaroi se me qëllim zgjodhi të jetonte në një lagje të errët, por që ndriçimi i shtëpisë së fqinjit po e lë pa gjumë e po i shkakton nervozë.

“Unë jetoj në një rreth të errët, larg nga ndriçimi i rrugës dhe pranë një parku të pandriçuar me dru. Jam bërë shumë e ndjeshme ndaj dritës gjatë natës dhe nuk mund të fle as edhe me pak dritë në dhomë”, rrëfeu ajo.

Gruaja, që këtë njoftim e dha në forumin online “Mumsnet”, tha se nuk mund të fle as më maskë në sy, pasi kjo i shkakton presion në fytyrë.

Edhe Ndikimi i dritës në gjumin gjatë natës Lifestyle Ndikimi i dritës në gjumin gjatë natës

“E di që tingëlloj e shqetësuar, por kam probleme shqisore. Fqinji im i nëntë viteve të fundit ka vendosur befas të ndriçojë kopshtin e tij gjatë natës. Nuk jam e sigurt pse. Pozicioni i shtëpisë së tij do të thotë që ai nuk mund t'i shohë dritat. Kopshti i tij kalon përballë shtëpisë sime dhe ne ndajmë një gardh, por shtëpia e tij është e vendosur në të djathtë”, rrëfeu ajo, duke shtuar se për çudi, gjatë natës, drita i bie vetëm në drejtim e të shtëpisë së saj.

Komentuesit i kanë propozuar që t’i kërkojë fqinjit në ndaljen e dritës.