Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Për dorëshkrimet e Georges Brassens 377 650 euro

Paris, 23 shtator – Njëzet e dy dorëshkrime origjinale të Georges Brassens, ndër gjigantët e këngës franceze, u shitën në ankand për një total prej 377 650 euro, një shumë pesë herë më e lartë se vlerësimi fillestar, njoftoi shtëpia franceze e ankandeve ”Artcurial”.

Bëhej fjalë për dorëshkrimeve nga trashëgimia e Fred Mella, tenor dhe solist i ”Compagnons de la Chanson”, i cili vdiq në vitin 2019 dhe që ishte një mik i madh i kantautorit historik Sète të lindur nga baba francez dhe një nënë me origjinë italiane.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një shumë rekord u shpenzua për dokumentet në lidhje me “Supplique pour tre enterré à la plage de Sète”, ndër këngët më të jashtëzakonshme dhe më emblematike të Brassens, e cila u shit për 54 600 euro, 36 herë më shumë se vlerësimi fillestar/ANSA.