Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Byzylykët e mbretëreshës së fundit të Francës shiten për më shumë se 8 milionë dollarë

Dy byzylykë diamantesh të mbretëreshës së fundit të Francës, Marie Antoinette, u shitën në ankand në Zvicër për më shumë se 8 milionë dollarë.

Ato u blenë nga një blerës anonim.

Marie Antoinette i dërgoi xhevahiret e saj larg për t’i ruajtur para se të ekzekutohej gjatë Revolucionit Francez.

Të dy byzylykët u mbajtën brenda familjes për më shumë se 200 vjet, shkruan BBC.

"Këto byzylykë udhëtuan nëpër kohë për të rrëfyer një epokë të rëndësishme të historisë franceze, me shkëlqimin, lavdinë dhe dramën e saj," tha Francois Curiel, kryetar i ankandeve Christie.