“Madresfield Court” nuk i ngjan shtëpisë së një familjeje të zakonshme.
Prona, e vendosur në fshatin Worcestershire, në Angli, ka qenë e familjes së pronarit të saj aktual, Lucy Chenevix-Trench, prej 900 vjetësh. E megjithatë Lucy dhe burri i saj Jonathan e kanë shndërruar ndërtesën e vjetër dhe hijerëndë në një vend tërheqës dhe mikpritëse për katër fëmijët e tyre: May, Jack, Evie dhe Max.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHistoria e tyre është një nga 12 të rrëfyerat në librin “Old Homes, New Life”, shkruar nga Clive Aslet dhe fotografuar nga Dylan Thomas, e cila tregon për disa nga ndërtesat më madhështore të vendit që mbeten ende në pronësi private, shkruan A2News.
Lucy ishte 23 vjeçare kur mamaja e saj, Lady Morrison shkoi për të jetuar në Madresfield pasi e kishte trashëguar atë nga xhaxhai i saj. Ajo u mundua shumë për të mirëmbajtur shtëpinë, por kur mbërriti Lucy dhe Jonathan më 2012 në ndërtesë kishte ende shumë punë për të bërë, pasi aty prej më shumë se 100 vitesh nuk kishin jetuar fëmijë të vegjël.
{gallery}