Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gjashtë breza në një fotografi: 89-vjeçarja me 620 stërnipër e stërmbesa

Në një fotografi të rrallë u kapën gjashtë breza grash në një dhomë, teksa matriarkatja 98-vjeçare e një familjeje në Kentaki u takua me stërmbesën e saj disa muajshe, për herë të parë në shtëpinë e të moshuarve ku qëndron.

MaeDell Taylor Hawkins, 98 vjeçe, mbajti në krahë Zhavia Whitaker shtatë muajshe ndërsa ishte e rrethuar nga vajza dhe mbesat e saj më 24 shkurt.

Fotoja e postuar nga mbesa e matriarkates, Gracie Snow Howell, është bërë virale që atëherë. MaeDell ka më shumë se 620 sërnipër e stërmbesa falë vajzave dhe nipërve të saj që të gjithë kishin fëmijë të tyre kur ishin 19 vjeç.

“Ne menduam se kjo ishte e veçantë sepse të gjitha janë vajza”, ka thënë për “People” Gracie, e cila u shfaq përkrah MaeDell, për People.

Në fotografinë e cila është bërë virale shihen vajza e 98-vjeçares, Frances Snow, mbesa Gracie Snow Howell, stërmbesa Jacqueline Ledford dhe stërmbesa tjetër, Jaisline Wilson. 

MaeDell u martua për herë të parë në vitin 1940 kur ishte 16 vjeç me një punëtor hekurudhor 50-vjeçar i cili kishte 10 fëmijë nga një lidhje e mëparshme, raportoi Fox News.

Edhe Machine Gun Kelly e quan Megan Foxin “partneren më të mirë” për bashkëprindërim Showbiz Machine Gun Kelly e quan Megan Foxin “partneren më të mirë” për bashkëprindërim

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Bill Taylor arritën të kishin 13 fëmijë së bashku. Ish-gruaja e Taylor-it vdiq teksa lindi binjakë.

Sipas Fox-it, gruaja 98-vjeçare ka 16 fëmijë, 106 nipa e mbesa dhe 493 stërnipa e stërmbesa. Të gjithë ata jetojnë nëpër SHBA.