Një famullitar dhe nëpunësi i gjendjes civile udhëtuan në shtëpinë e Maurice Bentonit dhe Joanne Orrisit, për të kryer ceremoninë e martesës të shtunën që shkoi (19 mars).
Deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë. E pazakonta është se bashkëshortët kanë mbushur nga nëntë dekada jetë dhe ia kanë mësyrë të rrumbullakojnë shekullin.
Burri Maurice është 90 vjeç, kurse gruaja Joanne 92.
Ata kanë 37 vjet që jetojnë bashkë, por të pakurorëzuar.
Dhe, ky kurorëzim erdhi vetëm pasi Joanne “pa vdekjen me sy”. Ajo pësoi atak kardiak dhe pas kësaj pranoi kërkesën e burrit për martesë.
“Në të kaluarën gjithmonë kam thënë jo, por ataku në zemër na bëri të kuptojmë se ndoshta nuk na kanë mbetur edhe shumë vite jetë, kështu që u martuam”, tha Joanne. “Kur thashë ‘po’, mendoj se Maurice ishte aq i tronditur, sa gati sa nuk pësoi edhe ai atak në zemër”.
Edhe
Raportohet se Cher planifikon të martohet me partnerin e saj 40 vjet më të ri
Gjatë festës së tyre, dhe pas shijimit të shumë llojeve të ushqimit dhe disa shisheve shampanjë, Joanne tha se kjo martesë ka një të keqe.
“E vetmja e keqe është se ai nuk mund të më quajë më zonja e tij", tha ajo. \CountyGazette