Kathleen Hennings, një britanike e moshuar, ka dhënë sekretin për jetëgjatësinë. Ajo është 105-vjeçare dhe thotë se ndihet shumë mirë, por është shprehur se shëndetin ia ka mbajtur një lloj birre.
Birra irlandeze Guinness, sipas gruas, e ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë që të jetë e lumtur dhe e qetë, duke njoftuar se tërë jetën ka punuar si kontabiliste.

Në adoleshencën time të vonë, unë iu bashkova vëllait dhe prindërve për një Guinness në vaktet e tyre të mbrëmjes, por ajo ishte dhe është e përkryer...Unë kam birrën time çdo vakt mesdite këtu në Sandfields, ka thënë ajo për Fox News. Kur u pyet për sekretin e jetëgjatësisë, ajo përmendi edhe diçka tjetër. Pi Guinness dhe mos u marto, ka shtuar ajo.
Britanikja ka shtuar se ka shumë miq që konsumojnë së bashku birrën e njohur.
-
Kurrë mos merrni këshilla shëndetësore nga njerëzit e moshuar, thonë shkencëtarët
-
5 këshilla për jetë të gjatë dhe të shëndetshme
-
Po ju shtohen qirinjtë në tortë? Katër mënyra për t’u lumturuar teksa plakeni
-
Ushqimet më të mira për jetëgjatësi, sipas ekspertëve
-
Shkenca zbuloi pse jetoi aq gjatë një 117-vjeçare në Spanjë