Disa persona të panjohur, janë futur tinëz në një xhami në Izmir të Turqisë, dhe nga minarja, kanë lëshuar me altoparlant këngën e njohur të partizanëve “Bella Ciao”.
Ky incident u xhirua nga qytetarët që ishin afër me telefona mobil.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoritetet në Turqi kanë nisur hetimet për të kapur të dyshuarit dhe t’i sjellin para drejtësisë, raporton CNN në gjuhën turke, transmeton KOHA.
Zyra e Prokurorit në Izmir ka dënuar këtë akt.
Kryetari i komunitetit Hamza Dag, bëri thirrje për reagime dhe tha se ky akt, “duhet të shihet si shumë shqetësues”.