Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Katedralja në Belgjikë lëshon himnin e Turqisë në solidaritet të viktimave të tërmetit

Katedralja në Antwerp të Belgjikës ka lëshuar himnin e Turqisë në nder të viktimave të tërmetit që goditi Turqinë e Sirinë të hënën në mëngjes.

Mbi 28 mijë viktima janë regjistruar në dy vendet.

Në Twitter është postuar video ku dëgjohet himni i Turqisë duke u lëshuar nga Katedralja.

“Katedralja në Antwerp, Belgjikë, ka lëshuar himnin nacional të Turqisë në solidaritet me viktimat e tërmetit në Turqi”, ka shkruar në Twitter, Jannes Tessmann, kreu i Zyrës në Stamboll të Fondacionit gjerman jofitimprurës “Mercator”.