Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

“Bella Ciao” lëshohet me altoparlant nga minarja e një xhamie në Izmir

Disa persona të panjohur, janë futur tinëz në një xhami në Izmir të Turqisë, dhe nga minarja, kanë lëshuar me altoparlant këngën e njohur të partizanëve “Bella Ciao”.

Ky incident u xhirua nga qytetarët që ishin afër me telefona mobil.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Autoritetet në Turqi kanë nisur hetimet për të kapur të dyshuarit dhe t’i sjellin para drejtësisë, raporton CNN në gjuhën turke, transmeton KOHA.

Zyra e Prokurorit në Izmir ka dënuar këtë akt.

Kryetari i komunitetit Hamza Dag, bëri thirrje për reagime dhe tha se ky akt, “duhet të shihet si shumë shqetësues”.