Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vidhen gjëra të ndryshme në një xhami në Prizren

xhami

Ilustrim

Vidhen gjëra të ndryshme në një xhami në Prizren

Një person në Prizren e ka njoftuar policinë se në njërën prej xhamive të qytetit janë vjedhur gjësende të ndryshme.

Vlera e tyre ende nuk dihet, derisa policia po e heton rastin. Po ashtu, në njoftimin e Policisë, nuk është bërë e ditur as për cilën xhami bëhet fjalë.

“Ankuesi ka raportuar se nga të dyshuar, deri më tani të panjohur, është kryer vjedhje nga objekti i xhamisë, ku kanë vjedhur disa gjëra, vlera e të cilave ende nuk dihet. Njësiti i hetimeve është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë, të martën.