Një 20-vjeçar shumë i talentuar në gjeografi, tregoi aftësitë e tij duke thyer Rekordin Botëror Guinness për identifikimin e vendeve evropiane.
Organizata e rekordeve tha se Jonathan Feather Ruggles e arriti rekordin për kohën më të shpejtë në identifikimin dhe shkrimin e të gjitha vendeve të Evropës në një hartë duke përdorur Sporcle, duke e përfunduar detyrën në vetëm 45.85 sekonda.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sinqerisht nuk jam i sigurt se nga më lindi ky interes,” tha Ruggles për" Guinness World Records", “por më ka pëlqyer gjeografia prej kohësh dhe kam bërë kuize gjeografie në Sporcle që atëherë. Në shkollën e mesme luaja edhe ‘Hearts of Iron IV’, një lojë që simulon Luftën e Dytë Botërore, kjo më bëri të interesohem për gjeografinë e gjithë botës dhe historinë.”
Ai u frymëzua të ndjekë këtë rekord pasi foli me shoqen e tij, Buffy Bui, e cila më parë kishte thyer rekordin Guinness për kohën më të shpejtë në identifikimin dhe shkrimin e të gjitha flamujve të Oqeanisë në Sporcle.
“Kur pashë që kishte rekorde të tjera në Sporcle, mendova me vete se ndoshta mund t’i bëj edhe unë,” tha ai, “dhe u përpoqa t’i bëj sa më shpejt të ishte e mundur!”.