Patrulla policore derisa ishte në pikë kontrolli kanë dëgjuar dy krisma nga arma e zjarrit në fshatin Mlik të Dragashit dhe menjëherë kanë reaguar duke takuar një bari, i cili po ruante delet dhe në momentin kur i rrezikohet kopeja prej ujqërve ka shtëne dy herë në drejtim të ujkut.
Gjatë verifikimit dhe kontrollimit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë-revole kalibrit 7.65 mm, pa fishek, transmeton kp.
Gjithashtu, policia në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një ujk të mbytur nga qenët e bariut.
I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Sekuestrohet një armë zjarri pas disa të shtënave në Jezerc të Ferizajt
-
Dorëzohet në polici personi që vrau qenin në Kaçanik
-
Shtiu me pushkë drejt qenit të komshiut, arrestohet
-
Të shtëna me armë në një fshat të Gjakovës
-
Shoqërohet në stacion policor një person në Ferizaj, dyshohet se qëlloi me pushkë qenin