Të shtëna me armë janë raportuar të premten në fshatin Rakoc të Gjakovës.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur dy vrima në murin e një shtëpie.
Rasti po hetohet. Nuk raportohet për të arrestuar.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se pasi ka dëgjuar të shtëna nga arma ka vërejtur në murin e shtëpisë dy vrima që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes njësia policore ka gjetur dhe sekuestruar një predhë të kalibrit 7.62mm. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Sekuestrohet një armë zjarri pas disa të shtënave në Jezerc të Ferizajt
-
Ndalohet një 75-vjeçar në Kaçanik për shtënie me armë
-
Të shtëna me armë në Gjakovë pas një mosmarrëveshjeje, një i arrestuar
-
Një person me lëndime të lehta pas të shtënave në Gjakovë
-
Të shtëna me armë pas një mosmarrëveshjeje në Suharekë, tre të arrestuar