Koronavirusi ka pushtuar botën, por ka disa shtete që pretendojnë se nuk kanë asnjë rast me Covid-19 që nga nisja e pandemisë.
Më poshtë do lexoni listën e 13 shteteve që jetojnë të qetë dhe pa asnjë rast me COVID.

Ishujt Kuk - Ishujt në Paqësor mbyllën kufirin me Zelandën e Re kur nisi shtimi i rasteve.

Mikronezia - Përbëhet nga 600 ishuj në Oqeanin Paqësor dhe ka 112 000 banorë.
Edhe
Jeta pa COVID: Vendet që kanë mposhtur virusin

Kiribati - Edhe ky ishull ndodhet në Oqeanin Paqësor.

Ishujt Marshall - Përbëhen nga mbi 1000 ishuj në Oqeanin Paqësor, me një popullsi prej 60 000 banorësh

Nauru - Ishull në Oqeanin Paqësor

Niue - Ishull në Oqeanin Paqësor me më pak se 2000 banorë

Koreja e Veriut - Ekspertët e kanë të vështirë të besojnë se në këtë vend nuk ka asnjë rast me koronavirus
Edhe
Ishulli në Paqësor shënon rastin e parë me COVID-19, paralajmërohet mbyllja

Palau - Shteti në Oqeanin Paqësor përbëhet nga 500 ishuj dhe 18 000 banorë.

Samoa - Ishull polinezian me rreth 200 000 banorë

Ishujt Solomon - Shteti me mbi gjysmë milion banorë mori masa të ashpra që në nisje të pandemisë.

Tonga - Shteti polinezian kishte një rast të dyshuar në mars, por autoritetet thanë se bëhej fjalë për alarm fals.

Turkmenistani - Ekspertët thonë se është e pamundur të mos ketë asnjë rast me koronavirus. Ky shtet pretendon gjithashtu se nuk ka pasur raste me SIDA.
Edhe
Shteti me 9 milionë banorë e me 500 mjekë, spitalet kthejnë mbrapsht pacientët me COVID-19

Tuvalu - Ishull polinezian me 10 000 banorë. Njihet si një nga vendet më të vegjël dhe më të largët në botë.