Në një numër vendesh në botë, numri i infeksioneve të reja me koronavirus është rritur ditëve të fundit. Nga ana tjetër, autoritetet e Ishujve Faroe pretendojnë se nuk e kanë asnjë të infektuar me virus. Si e arritën këtë?
Me 23 raste pozitive me COVID-19 ishte situata më 23 gusht të 2020. Asnjëherë më parë dhe asnjëherë që atëherë, ky grup i ishujve në Atlantikun e Veriut nuk ka pasur më shumë raste pozitive në një ditë.
Disa muaj më vonë, gjatë dhjetorit, numrat shpërthyen – në 19 raste në ditë. Që nga 26 shkurti i këtij viti, të 18 ishujt zyrtarisht janë “pa koronavirus”, raporton DW.
Ishujt Faroe, vend që zyrtarisht i përket Mbretërisë së Danimarkës, por gëzon autonomi të madhe, është shtëpi e rreth 50 mijë banorëve. Kryesisht jetojnë nga peshkimi, turizmi dhe mbarështimi i deleve. Ishujt Faroe në përkthim do të thotë – Ishujt Dele.
Grupi i ishujve ndodhet në Atlantikun Verior, mes Skocisë e Islandës. Izolimi relativ besohet se është çelësi kryesor për fitoren ndaj pandemisë.
Edhe
Dy vjet Kiribati mbeti i paprekur nga COVID-19, në fluturimin e parë erdhën 36 persona pozitivë
Në Ishujt Faroe mund të shkohet vetëm me anije përmes portit të trageteve në kryeqytetin Torshavn, ose me aeroplan përmes aeroportit në qytetin e Vagar.
Dhe kjo lehtëson kontrollin e atyre që duan të futen në ishull. \ tch
