Spitalet në Ishullin Paqësor, Papa Guineja e Re, janë aq të mbingarkuara këto ditë sa kanë nisur t’i kthejnë mbrapsht pacientët me COVID-19.
Kjo po ndodh për shkak se në këtë shtet i cili ka rreth 9 milionë banorë, janë vetëm 500 mjekë.
Ndonëse deri në fund të muajit shkurt Papa Guineja e Re kishte vetëm, 1.275 raste me koronavirus, shifrat janë rritur dukshëm në muajin e fundit, duke arritur në 4.660, shkruan CNN.
Shëndetësia në këtë vend po cilësohet si shumë e brishtë pasi vetëm 500 mjekë janë në dispozicion të 9 milionë banorëve, duke rrezikuar kështu sistemin shëndetësor drejt kolapsit meqë shumë njerëz nuk po arrijnë të marrin shërbime shëndetësore për COVID-19.
"Kriza shëndetësore e Papa Guinesë së Re tani ka arritur nivelin që kishim frikë se do të ndodhte një vit më parë, me një rritje të rasteve," ka thënë studiuesja e Amnesty International në Paqësor, Kate Schuetze.
Rasti i parë me COVID-19 në këtë shtet ishte paraqitur më 20 mars të vitit të kaluar dhe qeveria menjëherë kishte vendosur masa rigoroze për ta parandaluar përhapjen.
-
OBSH-ja thotë se situata me COVID-19 është “shqetësuese”
-
Butani, shteti që ka 318 mjekë dhe vetëm një të vdekur nga COVID-19
-
13 shtetet që nuk e njohin koronavirusin, asnjë i infektuar
-
OBSH-ja e shqetësuar me rritjen e rasteve me COVID-19 në Afrikë të Jugut
-
Rritet numri i rasteve me COVID-10 në Pekin pas lehtësimit të masave