Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

Zgjidhen nënkryetarët shqiptarë dhe ai nga grupi multietnik, serbët bllokojnë konstituimin

Pas zgjedhjes së kryetarit, Kuvendi ka zgjedhur edhe tre nënkryetarët nga radhët e komunitetit shqiptar dhe një nënkryetar nga pakicat joserbe. Ndërkaq, nënkryetari nga komuniteti serb nuk arriti të zgjidhej pasi propozimi i Listës Serbe nuk i mori votat e mjaftueshme për tri herë dhe kjo parti refuzoi të propozonte kandidat tjetër.

Pas zgjedhjes së kryeparlamentarit vazhdimi i seancës konstituive për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit nisi me më shumë se një orë e gjysmë vonesë.

Kryetari i sapo zgjedhur, Dimal Basha, kumtoi se tri grupet më të mëdha parlamentare me konsensus vendosën që zgjedhjen e tre nënkryetarëve shqiptarë ta bëjnë në pako.

Paraprakisht i dhanë propozimet.

“Propozimi i LVV-së për nënkryetare është Albulena Haxhiu”, propozoi deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca. 

“PDK propozon Vlora Çitakun”, propozoi deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri. 

Edhe Zgjidhen nënkryetarët, përfshirë Simiqin e Listës Serbe Arbëri 5 muaj më parë Zgjidhen nënkryetarët, përfshirë Simiqin e Listës Serbe

“LDK propozon Kujtim Shalën”, propozoi deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami. 

Kandidatët u hodhën në votim dhe morën 101 vota për dhe 9 abstenime nga deputetët e Listës Serbe.

Pas tyre, radha erdhi te zgjedhja e dy nënkryetarëve të tjerë, njëri nga pakicat serbe dhe tjetri nga komuniteti serb.

Por, para se përfaqësuesi i grupit multietnik të japë propozimet me rotacion, pati kërkesë që votimi i dy nënkryetarëve të mbetur të mos bëhet në pako.

“Kërkojmë që votimi për zgjedhjen e nënkryetarit nga grupi multietnik të ndahet nga votimi i nënkryetarit të Listës Serbe”, tha deputeti nga Grupi Mulitetnik, Elbert Krasniqi. 

Kërkesa e Krasniqit u aprovua nga kryetari, i cili hodhi në votim deputeten boshnjake Emilia Rexhepi.

Ajo u zgjodh nënkryetare me 73 vota për, 23 abstenime dhe 1 votë kundër.

Lista Serbe nuk mori pjesë fare në votim. Pas zgjedhjes së Rexhepit, propozimi i kaloi komunitetit serb. 

Deputeti Igor Simiq propozoi Slavko Simiqin për nënkryetar dhe tha se propozimi u bë me konsensus brenda serbëve.

Por kundërshtoi deputeti tjetër serb, Nenad Rashiq, i cili e propozoi veten për nënkryetar.

Edhe Paralajmërimi për deputetët - nëse s’e zgjedhin nënkryetarin serb shkelin Kushtetutën Arbëri 10 muaj më parë Paralajmërimi për deputetët - nëse s’e zgjedhin nënkryetarin serb shkelin Kushtetutën

Në votim u hodh propozimi për Simiqin dhe pro zgjedhjes së tij votuan vetëm 10 deputetë, 9 të Listës Serbe dhe deputeti Goran Adem Hoxha që i është bashkuar grupit të AAK-së.

Kundër votuan deputetët e Vetëvendosjes dhe pakicave joserbe, ata të PDK-së, abstenuan ndërkaq deputetët e LDK-së nuk morën pjesë fare në votim.

Simiqi u votua edhe dy herë të tjera por sërish si mori votat e mjaftueshme.

Basha kërkoi që në frymën e aktgjykimit të Kushtetueses për votim deri në tri herë të një kandidati, LS-ja të propozojë një emër tjetër.

Por LS nuk e ndërroi propozimin. Asaj iu dha mundësia edhe tri herë të tjera që të propozojë emrin e kandidatit por refuzoi ta ndërrojë Simiqin.

Bazuar në Rregulloren e Punës së Kuvendit, kryetari Basha zgjodhi një formë tjetër për t’i nxjerrë propozimet në votim.

“Shorti”, tha Basha. 

Lista Serbe e refuzoi praninë gjatë hedhjes së shortit por mori pjesë deputeti tjetër serb, Rashiqi.

Nga shorti dolën tre kandidatë të LS-së të cilët nuk morën asnjë votë për dhe refuzuan edhe të kandidohen, pasi Lista Serbe refuzoi pjesëmarrjen në votim. 

Njësoj në votim nuk mori pjesë as LDK-ja. Ndërkaq VV-ja kundërshtoi me votë e PDK-ja abstenoi.

Edhe Nga bllokada në bllokadë Arbëri 10 muaj më parë Nga bllokada në bllokadë

Shorti nxori në votim edhe deputetin Rashiq por as për të nuk pati vota të mjaftueshme. Përkrahje i dha Vetëvendosje dhe komuniteti joserb, ndërkaq PDK-ja abstenoi e LDK-ja u përmbajt nga votimi.

Pasi Rashiqi nuk i mori votat e mjaftueshme, kryetari e ndërpreu seancën, e cila nuk arriti të përmbyllej as të martën me konstituim dhe vazhdimi u caktua për të enjten.