Për dy ditë, më shumë se 500 mërgimtarë kanë vizituar Kuvendin, nga ku kanë shprehur shqetësimin për situatën aktuale politike dhe vonesën në konstituimin e institucioneve. Ata bënë apel që sa më shpejt Kuvendi të konstituohet, të formohet qeveria e të zgjedhet presidenti.
Prej ulëses së kryetarit të Kuvendit, mërgimtari nga Zvicra, Hasan Lumi, ka adresuar një kërkesë për të gjithë politikanët.
Ai kërkoi që palët të gjejnë kompromis, në mënyrë që institucionet të funksionalizohen sa më shpejt.
“Për parlamentin, për deputetë, për qeverinë, për gjithë politikën e Kosovës dhe për të gjitha partitë me dashamirësin më të madhe ju kisha lut t’i tejkalojnë këto anë dhe pika negative, këto bllokada, këto inate që përfundojnë inate personale”, tha Lumi.
Lumi vizitoi sallën plenare, në ditën e dytë prej që Kuvendi hapi dyert për të vizita nga mërgimtarët.
Shqetësim për situatën shprehu edhe mërgimtari tjetër nga Zvicra, Azem Lushtaku.
“Kjo është tmerr, tmerr për neve, tmerr është më së pari për Kosovën se për neve nuk është problem se nuk jetojmë këtu... sa gjaku u derdh këtu e me bo hajgare me këtë popull është mahi. Këtë popull unë nuk e kuptoj që nuk del në protestë”, tha Lushtaku.
Kërkesës për tejkalim të bllokadës politike, Isak Shabani nga Presheva ia shtoi edhe një.
Edhe
Kuvendi hap dyert për mërgimtarët, ata bëjnë thirrje të shmanget bllokada
“Neve shumë na bren neve që jemi jashtë territorit të Republikës së Kosovës, si shqiptar ne kemi dëshirë që këto institucione sa ma shpejt me u formu dhe sa ma mirë me qenë për neve. Se ne presim nga këtu që do të na ndihmojnë në Serbi ku jetojmë dhe nuk është mirë po ishalla këto do të merren vesh dhe ta formojnë qeverinë”, tha Shabani.
Vizitat e mërgimtarëve në Kuvend organizohen në kuadër të aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, i cili ka filluar të hënën dhe do të zgjasë deri të mërkurën.
Deri tani, Kuvendin e kanë vizituar më shumë se 500 mërgimtarë.
-
Memorandumi me “Pastrimin” i parapriu kontratës së jashtëligjshme të Komunës së Prishtinës me privatët
-
Ratifikohen marrëveshjet ndërkombëtare në vlerë mbi 1 miliard euro
-
Dehari thotë se pa marrëveshje s’thirret seanca, opozita paralajmëron veprime
-
Vuçiq thotë se ndërhyri që të mos lejohet hapja e Urës së Ibrit