Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

Avokati i Popullit: Kriza institucionale cenon të drejtat e qytetarëve

Naim Qelaj

Foto: Driton Paçarada

Ushtruesi i Detyrës së Avokatit të Popullit, Naim Qelaj ka thënë se pa qeveri e kuvend funksional qytetarëve nuk u ofrohen shërbimet e nevojshme që u takojnë, e që sipas tij kjo përbën shkelje të të drejtave të tyre. E profesori Edward Joesph ka thënë se përgjegjësia për krizën bie mbi të gjithë liderët politikë

Në institucionin që për obligim ka mbrojtjen e qytetarëve nga shkeljet e të drejtave të tyre kanë thënë se mosfunksionimi i legjislativit dhe ekzekutivit po ua cenon ato.

Ushtruesi i Detyrës së Avokatit të Popullit, Naim Qelaj ka thënë se pa qeveri e kuvend funksional qytetarëve nuk po u ofrohen shërbimet e nevojshme që u takojnë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në rend të parë për shkak të ngecjes së nisma legjislative - ndryshimit të ligjeve dhe nxjerrjes së ligjeve të reja që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, mirëqenien dhe në rritjen e standardit. Por natyrisht ndikon shumë edhe në punën e institucioneve të tjera të cilat në mungesë të autoriteteve mbikëqyrëse ose të autoriteteve ku ato raportojnë mbesin në një dinamikë shumë më të ulët të angazhimit”, ka thënë Qelaj.

Që prej fillimit të 2025-tës, Kosova qeveri dhe kuvend mandatplotë ka pasur vetëm për tre muaj - nga shkurti deri në prill të këtij viti.

Zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të shkuar nuk prodhuan qeveri.

Si pasojë, zgjedhje u mbajtën përsëri në dhjetor 2025.

Deputetët konstituuan kuvendin, formuan qeverinë, por nuk zgjodhën dot presidentin.

Si rrjedhojë, qytetarët iu drejtuan edhe njëherë kutive, një muaj më parë.

Sipas ligjëruesit në Universitetin Johns Hopkins në SHBA dhe ekspertit të  menaxhimit të konflikteve, Edëard P. Joseph, nëse politikanët nuk arrijnë të gjejnë një konsensus, duhet të ndëshkohen.

“Nëse udhëheqësit politikë, dhe përsëri është në shumës, nuk po them vetëm se kryeministri Kurti ka përgjegjësinë, ai ka përgjegjësinë kryesore sepse kontrollon më shumë vota në parlament dhe ky është një vendim parlamentar, por të gjithë ata mbajnë përgjegjësi dhe votuesit do ta them këtë - votuesit duhet t'i ndëshkojnë të gjithë udhëheqësit politikë që nuk gjejnë konsensus sepse po dëmtohet vendi”, ka thënë Joseph.

Procesi zgjedhor nuk ka përfunduar ende.

Certifikimi i rezultateve, si hap i fundit, po mbahet peng nga 5 ankesa lidhur me rezultatin përfundimtar, të deponuara në Gjykatën Supreme të premten, pasi fillimisht u hodhën poshtë nga PZAP-ja.

Hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës, Eugen Cakoli thotë se gjatë këtij muaji vendi mund ta ketë kuvendin dhe qeverinë e re.

“Besoj që java e tretë e muajit korrik, ose mesi i muajit korrik, mund të jetë një afat optimal gjatë të cilit mund të kemi thirrjen e seancës konstituive. Dhe që tashmë numrat, si të tillë, diktojnë një tempo relativisht të qetë sa i përket konstituimit të Kuvendit”, ka thënë Cakolli.

Pas konstituimit të kuvendit, që sipas Cakollit mund të ndodhë në mes të korrikut, atëherë deputetët kanë kohë 60 ditë për të zgjedhur presidentin e ri.