LAJMET E MBRËMJES

Familjarët e të zhdukurve nuk shohin risi në Deklaratën e dakorduar në Bruksel

Foto: Alban Bujari \ KOHA
Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Përfaqësuesit shqiptarë e ata serbë të shoqatave të familjarëve të të zhdukurve kanë shprehur qëndrimin se Deklarata për të Zhdukurit, e dakorduar më 2 maj në Bruksel, nuk përmban zotime të reja për Serbinë e Kosovën. Ata, nëpërmjet një diskutimi për çështjen, të mbajtur në Qendrën Mediale në Çagllavicë, kërkuan që palëve në dialog t’u bëhet presion për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Deklarata e dakorduar në Bruksel për personat e zhdukur nuk përmban zotime të reja për Serbinë dhe Kosovën, thanë të martën përfaqësues shqiptarë e ata serbë të shoqatave të familjarëve të personave të zhdukur me dhunë.

Në një diskutim mbi Deklaratën për Personat e Zhdukur, të mbajtur në Qendrën Mediale në Çagllavicë, ata shprehën zhgënjimin me punën e qeverive, instituteve të mjekësisë ligjore dhe prokurorive në Serbi dhe Kosovë.