Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent të MPB-së, Genc Metaj, ka deklaruar se gjendja aktuale lidhur me zjarret paraqet rrezik serioz.
Në konferencë për media të hënën, ai tha se ditëve të fundit është vërejtur shtim i rasteve të zjarreve.
Ai ka shtuar se vetëm në tri ditët e fundit janë evidentuar mbi 290 raste të zjarreve, të cilat ai i quajti enorme.
"Kjo gjendje paraqet rrezik serioz për qytetarët dhe sigurinë publike. Ditëve të fundit është vërejtur një shtim i rasteve të zjarreve. Nga statistikat qe i kemi marrë, vetëm javën e parë të marsit janë 57 raste", ka thënë ai.
Këto raste, Metaj shtoi se vën në rrezik operacionet e ekipeve.
"Shkaqet kryesisht dyshohet të jenë dora e njeriut. Nga sot do te fillojmë me patrullimet e rregullta të zjarrfikësve në gjitha komunat", është shprehur ai. /KSP
-
Metaj: Në javën e dytë të gushtit Kosova regjistroi mesatarisht 90 vatra zjarri në ditë
-
AME: 320 zjarre vetëm në javën e fundit, 7 aktive
-
Gjendje e rënduar me zjarret, vetëm sot janë raportuar 57 raste
-
Metaj: 33 zjarre të reja u raportuan në 24 orët e fundit
-
300 zjarre për tre ditë, AME-ja dyshon për zjarrvënie të qëllimshme