Drejtori i Agjencisë së Emergjencave, Genc Metaj, ka thënë se gjatë javës së dytë të gushtit në Kosovë janë regjistruar mesatarisht 90 vatra zjarri në ditë, ndërsa në javën e parë të gushtit ishin rreth 60 vatra zjarri në ditë.
“Kemi pasur zjarre shumë të rënda në disa fshatra afër qyteteve, por edhe në zona malore, ku përhapja e flakëve ka qenë e shpejtë, duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, përfshirë djegien e shtëpive”, tha Metaj në një intervistë për “RTK”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tha se një pjesë e konsiderueshme e zjarreve po vijnë si pasojë e zjarrvënieve të qëllimshme.
“Rreziku potencial për përhapjen e vatrave të mëdha është shumë i lartë për shkak të temperaturave të larta dhe pranisë së materialit të thatë dhe lehtësisht të djegshëm. Por, nuk janë vetëm temperaturat të vetmet shkaktarë, një pjesë e konsiderueshme e zjarreve vijnë si pasojë e zjarrvënieve të qëllimshme, shpesh për arsye të zhvillimit të ndonjë veprimtarie biznesore, apo edhe nga bujq që djegin arat për t’i punuar më lehtë”, tha Metaj.