Magazina rajonale “Via Balcanica” në episodin e 13-të e trajton transformimin e arkitekturës në Kosovë, Mal të Zi dhe në Bosnjë-Hercegovinë. Në reportazhin e përgatitur nga KOHA do të trajtohet identiteti i kryeqytetit i cili ndër vite është shpërfytyruar dhe rreziku për degradimin e mëtutjeshëm është ende prezent. Arkitekti Arbër Sadiki në materialin e përgatitur konsideron se situata aktuale duhet të jetë alarm për vendin, pasi është treguar abuzues në trajtimin e arkitekturës dhe hapësirave.
Kurse sipas arkitektes Florina Jerliu të gjitha vendbanimet e Kosovës vazhdojnë të mbesin në margjinat e diskutimit lidhur me zonat e tyre historike. E arkitekti Bekim Ramku konstaton se faji mund të jetë jetim, por është edhe i të gjithëve.
“Në fakt, nuk kemi pasur kurrfarë kontrolli pas luftës”, thotë ai.
Bërthama kryesore e qendrës së Prishtinës u zhbë pas Luftës së Dytë Botërore. Maksima e pushtetit socialist – “Rrëno të vjetrën, ndërto të renë!” – e la Prishtinën pa pjesën qendrore.
Zona e parë e qytetit deri në Luftën e Dytë Botërore kishte stil oriental. E pushteti i ri pas vitit 1945 e transformoi krejt atë që sot është bulevardi “Nëna Terezë”. Gabimet e tilla në raport me arkitekturën sipas ekspertëve janë bërë edhe pas luftës së fundit në raport me trashëgiminë arkitekturore të Kosovës në kohën e ish-Jugosllavisë. Për detaje më shumë ndiqeni emisionin “Via Balcanica” i cili është bashkëprodhim i KOHËS në Prishtinë, “Vijesti” në Podgoricë dhe “Oslobodjenje” në Sarajevë.
- Dialogu Strategjik SHBA–Serbi dhe alarmi gjeopolitik për Kosovën
-
Arkitektura përballë pyetjes së përhershme nëse mund ta shpëtojë botën
-
Surroi: Jetojmë në një zonë luftërash dhe shtetesh të papërfunduara
-
Si e humbëm fitoren e GJND-së
-
Sakralocidi serb në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kosovë – trashëgimi e humbur që s’kthehet dot