Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Veprimtaria e Shoqërisë Biblike në vitet e Lidhjes

Pas Luftës Pruso-Franceze të vitit 1871, filloi të riak­tualizohet përsëri kriza lindore. Bizmarku, me qëllim që ta largojë Rusinë nga çështjet evropiane, me mjeshtëri e ktheu atë perandori të madhe nga lindja. Rezultatet e këtij konflikti kishin ndryshuar ekuilibrin ushtarak dhe politik në konti­ne­n­tin e vjetër, duke e rrënuar kështu përfundimisht traktatin e Parisit të vitit 1856.

Ndërkaq, Rusia cariste, duke mos u frikësuar më nga aleanca Franko-Britanike, që më 1871, filloi të aktivizojë marinën ushtarake në Detin e Zi. Ajo, po ashtu, filloi t’i organizojë dhe t’i nxisë popujt nën Pera­ndorinë Osmane për veprimtari destabilizuese deri në krye­ngritje, shkruan Memli Sh.Krasniqi sot në Koha Ditore.

Në të vërtetë, në Londër, më 13 mars 1871, ndërmjet Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Austro-Hungarisë, Rusisë, Perandorisë Osmane dhe Francës së mundur, u përpilua një Marrëveshje e re, me të cilën u reviduan disa pjesë të Marrëveshjes së 30 marsit të vitit 1856 në Paris. Kështu, sipas pikës 2 të kësaj Marrëveshjeje, hiqej ndalesa e deriatëhershme e lundrimit për anijet luftarake nëpër ngushticat e Dardaneleve dhe të Bosforit, duke ua lejuar kalimin të gjitha anijeve luftarake të vendeve mike dhe aleate, pos në raste kur “Porta e Lartë” konsideronte se ishte e domosdoshme ruajtja e pjesëve të marrëveshjes së Parisit (1856).

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm