Një mbrëmje e mbushur me fjalë, kujtesë dhe ndjesi ka shpalosur në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski” jehonën e dy prej zërave më të mëdhenj të letërsisë shqiptare: Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, ka njoftuar të mërkurën Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë.
Me titullin “Zërat shqiptarë në letërsinë evropiane”, aktiviteti i organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Departamentin e Studimeve Ballkanike, ka mbledhur diplomatë, akademikë, studentë dhe personalitete të kulturës, mes tyre edhe drejtorin e Institutit francez në Sofja, Luc Levy dhe Anisa Ymeri, drejtore e shtëpisë-muze “Kadare” në Tiranë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fjalën e saj, ambasadorja e Shqipërisë në Bullgari, Inid Milo ka sjellë në thelb dy dimensionet e këtyre autorëve.
“Kadarenë që na fton të mendojmë dhe Agollin që na bën të ndiejmë, duke kujtuar se gjuha mbetet vendi ku ndërthuren identiteti, historia dhe imagjinata”, citohet të ketë thënë ajo.
Sipas njoftimit, leximet në shqip dhe në përkthim, të shoqëruara nga interpretime muzikore të studentëve, kanë krijuar një urë të gjallë kulturore midis Shqipërisë dhe Bullgarisë, një dëshmi se letërsia shqipe jo vetëm që udhëton, por edhe bashkon.
Aktiviteti u pasqyrua gjithashtu nga BTA, agjencia qendrore bullgare e lajmeve, duke i dhënë jehonë ndërkombëtare këtij promovimi të kulturës shqiptare.